Klientët e tu besnikë kthehen për ofertat e tua.
Btag vendos kartën e besnikërisë së lokalit tënd në telefonin e klientit. Një prekje në tavolinë, pa aplikacion. Ti dërgon ofertën, ata vijnë.
check_circlePa komision. Pa kontratë. Pa aplikacion.
Karta prej letre humbet. Karta Btag jeton në telefon.
Klientët nuk janë problemi. Problemi është mënyra e vjetër.
Sot
- Karta prej letre harrohet në portofol ose humbet.
- Askush nuk shkarkon aplikacion vetëm për një kafene.
- Klienti vjen një herë dhe ti nuk ke si ta ftosh sërish.
Me Btag
- Një prekje dhe karta ruhet në Wallet, gjithmonë me vete.
- Asgjë për të shkarkuar, funksionon në telefonin që ka.
- Ti i dërgon ofertën direkt në ekranin e telefonit.
Email-i humbet. SMS kushton. Btag shihet.
Tre hapa, asnjë aplikacion
Klienti nuk shkarkon asgjë. Karta ruhet në Wallet, që e ka tashmë në telefon.
-
1
Prek etiketën
Klienti afron telefonin te etiketa Btag në tavolinë, ose skanon kodin QR pranë saj.
-
2
Ruan kartën
Shkruan emrin dhe email-in, dhe karta e lokalit tënd ruhet në Google Wallet ose Apple Wallet.
-
3
Kthehet sërish
Mbledh vula në çdo vizitë dhe merr njoftim sa herë që ti dërgon një ofertë.
Provo kartën në telefonin tënd
Skano kodin me kamerë ose shtyp butonin. Merr një kartë demo në Wallet dhe shiko saktësisht çfarë sheh klienti yt.
Zgjat më pak se një minutë.
Gjithçka për klientë që kthehen
Të gjitha nga një panel i thjeshtë, në shqip.
Kartë vulash
Zgjidh sa vula duhen dhe çfarë fitojnë: kafe, koktej, ëmbëlsirë. Stafi shton vulën duke skanuar kartën.
Oferta direkt në telefon
Shkruaj ofertën në panel dhe klientët e marrin si njoftim brenda pak minutash.
Shfaqet kur janë afër
Kur klienti kalon pranë lokalit, karta jote i del në ekranin e kyçur.
Pa aplikacion
Asgjë për të shkarkuar, asnjë llogari për të krijuar. Karta jeton në Wallet.
Shqip dhe anglisht
Vendasit e shohin kartën në shqip, turistët në anglisht. Automatikisht.
Shiko rezultatet
Sa klientë kanë kartën, sa oferta ke dërguar dhe sa shpërblime janë dhënë.
Për çdo lokal me klientë të rregullt
Nga kafeja e mëngjesit te berberi i fundjavës. Ja si e përdorin bizneset.
- Bare10 vula, një koktej falas
- KafeneKafeja e 10-të falas
- RestoranteËmbëlsirë falas pas 5 darkave
- Furra dhe pastiçeriNjë byrek falas çdo 8 blerje
- AkulloreTopi i dytë falas të martën
- Piceri dhe fast foodPica e 6-të falas
- Bare plazhiOfertë perëndimi për turistët gjatë gjithë qëndrimit
- Hotele dhe bujtinaUlje për mysafirët që rikthehen
- BerberëPrerja e 8-të falas
- Salone bukurieManikyr falas pas 6 vizitave
- PalestraNjë javë falas për çdo mik që sjell
- LavazheLarja e 5-të falas
Çmime të thjeshta
Dy muajt e parë falas. Pastaj zgjidh planin që të përshtatet.
Basic
Për një lokal që sapo fillon.
- Kartë vulash në Wallet
- 4 oferta në muaj me njoftim
- Njoftim kur janë afër, 1 vendndodhje
- Panel në shqip
Pro
Për lokale të zëna dhe disa pika.
- Gjithçka nga Basic
- Oferta pa limit
- Deri në 10 vendndodhje
- Statistika të plota
- Etiketat NFC dhe kodet QR falas
- Konfigurim në lokal, brenda ditës
- Pa komision mbi shitjet
- Ndihmë në shqip në WhatsApp
Pyetje të shpeshta
A duhet klientët të shkarkojnë aplikacion?
Jo. Karta ruhet në Google Wallet ose Apple Wallet, që janë tashmë në telefon.
Funksionon në iPhone dhe Android?
Po. iPhone përdor Apple Wallet, Android përdor Google Wallet.
Po nëse telefoni i klientit nuk ka NFC?
Pranë çdo etikete ka një kod QR. Klienti e skanon me kamerë dhe merr të njëjtën kartë.
Sa oferta mund të dërgoj?
Me Basic 4 në muaj, me Pro pa limit. Këshillojmë jo më shumë se një në ditë, që klientët ta mbajnë kartën.
Si mbrohen të dhënat e klientëve?
Klienti jep pëlqimin kur merr kartën dhe mund ta fshijë kartën dhe të dhënat e tij në çdo kohë.
A merrni komision nga shitjet e mia?
Jo. Paguan vetëm abonimin mujor, pa asnjë përqindje mbi shitjet.
Si paguaj?
Me kartë, në mënyrë të sigurt përmes Paddle, me faturë çdo muaj. Anulo kur të duash.
Gati ta provosh në lokalin tënd?
Gati brenda ditës. Ne vijmë në lokal, sjellim etiketat dhe e rregullojmë kartën bashkë. Dy muajt e parë janë falas.